Tahiri: Vendimi i Kushtetueses së Ligji për Zyrtarët Publik është antikushtetues, epilog logjik - NACIONALE

Tahiri: Vendimi i Kushtetueses së Ligji për Zyrtarët Publik është antikushtetues, epilog logjik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kontestimin e disa neneve të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Ai ka bërë me dije vendimi i Gjykatës Kushtetuese se Ligji për Zyrtarët Publikë është një epilog logjik.

Kundër kushtetueshmëria mënyra e operimit në këtë qeveri! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese se Ligji për Zyrtarët Publik është antikushtetues, është një epilog logjik dhe demokratik kundër qasjes së këtij establishmenti që përmes logjikës së numrave dhe dominimit, po synon thyerjen e kurrizit të administratës publike dhe rrënimin e karierës profesionale në shtet. Po të ishim pjesë e Këshillit të Evropës, kjo qeveri do të ishte lidere evropiane në shkeljet e kushtetushmërisë, rendit dhe ligjit, si dhe të drejtave të njeriut!”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij, administrata shtetërore duhet të jetë e pavarur.

Me 14 Janar 2023 e kam thënë në Kuvend shumë herë se nuk mund të bëhet asnjë reformë e administratës shtetërore duke shkelur kushtetutën e vendit tonë, duke shkelur rëndë dhe pamëshirshëm të drejtat e njeriut, duke shkelur çdo parim të SIGMA-s dhe të Bashkimit Evropian dhe duke shkelur edhe vetë MSA-në e Kosovës me BE-në. Qeveritë shkojnë e vijnë, administrata shtetërore duhet të mbesë. Ligji për Zyrtarët Publik fatkeqësisht në mënyrë flagrante i shkel rëndë të gjitha këto! Qeveritë shkojnë e vijnë, administrata shtetërore duhet të mbesë!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme