Tahiri për propozimin e BE-së: Ndahemi me letra me Serbinë, marrëveshjen e legjitimon vula e Kuvendit - NACIONALE

Tahiri për propozimin e BE-së: Ndahemi me letra me Serbinë, marrëveshjen e legjitimon vula e Kuvendit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, duke folur për propozimin e BE-së, ka thënë se Kosova dhe Serbia “ndahen me letra”.

Ai për KosovaPress ka shprehur mbështeje për propozimin e BE-së duke shtuar se përmes kësaj të fitohet edhe njohja ndërkombëtare për Kosovën.

Ndërkaq, për aneksin e zbatimit të propozimit të BE-së, Tahiri ka thënë se duhet pasur kujdes pasi “djalli fshihet në detaje”.

Porositë e faktorit ndërkombëtar, në krye me ShBA-në, janë shumë të qarta për Kosovën. Është porosia e parë që Kosova dhe Serbia duhet njëherë e përgjithmonë të ndahen, njëfarë forme të ndahen me letra. Ndarja me letra mes Kosovës dhe Serbisë është marrëveshja evropiane dhe amerikane. Ndaj kësaj marrëveshjeje duhet të jemi shumë seriozë. Padyshim që secili qytetar i Kosovës kur flet për një ndarje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka dilema, pasi kemi të bëjmë me një armik të përbetuar tash e me shekuj. Mirëpo nëse e shohim marrëveshjen me një vështrim kritik, ka elemente, ku thotë se neni 10 se gjitha marrëveshjet duhet të hyjnë në zbatim, por ne fatmirësisht për Asociacionin e kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Por për çështje të tjera kanë të bëjnë me detyrimin që ia bën bashkësia ndërkombëtare Serbisë që të ketë njohje ndërkombëtare ndaj Kosovës”, deklaroi Tahiri.

Më tej, ai ka thënë se marrëveshja nuk e nuk figuron në veçanti Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe se këtë marrëveshje “vula e Kuvendit do ta legjitimonte”.

Lajme të ngjashme