Tahiri pasi lëshuan sallën: S’mund të qëndronim, Qeveria po orvatet të ushtrojë kontroll autoritar
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar pasi opozita lëshoi seancën e sotme të Kuvendit.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se nuk kanë mundur të vazhdojnë qëndrimin, “ku po tentohet të kalohen tri projektligje që rrezikojnë lirinë e mediave, pavarësinë e gjyqësorit dhe sigurinë juridike të zyrtarëve publikë.
“Ne nuk mund të bëhemi palë të kësaj qeverie që, përmes Kuvendit të Kosovës, orvatet të ushtrojë kontroll autoritar, t'i frikësojë dhe t'i kap mediat, gjyqësorin dhe administratën publike.” – ka thënë ai.
“Nuk mund të vazhdonim të qëndronim në seancën e sotme të Kuvendit ku po tentohej të kaloheshin tri projektligje që rrezikojnë lirinë e mediave, pavarësinë e gjyqësorit dhe sigurinë juridike të zyrtarëve publikë. Ne nuk mund të bëhemi palë të kësaj qeverie që, përmes Kuvendit të Kosovës, orvatet të ushtrojë kontroll autoritar, t'i frikësojë dhe t'i kap mediat, gjyqësorin dhe administratën publike.” – shkroi Tahiri.
Ndryshe, tri projektligjet në fjalë, janë kritikuar ashpër nga partnerët ndërkombëtarë.