Tahiri kritikon pushtetin për mospjesëmarrje në seancën e sotme: Kanë vendosur të fshihen pas kapeleve - NACIONALE

Tahiri kritikon pushtetin për mospjesëmarrje në seancën e sotme: Kanë vendosur të fshihen pas kapeleve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar me mosprezencën e pushtetin në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për shlyerjen e paligjshme të borxheve të ambalazhusëve të ujit.

Ai ka bërë me dije se pushteti nuk erdhi në Kuvend për t’u ballafaquar me aferat ku janë përfshirë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se deputetët e pushtetit kanë vendosur të fshihen pas kapeleve.

“As sot, pushteti nuk erdhi në Kuvend për t’u ballafaquar me aferat ku janë përfshirë. Kanë vendosur të fshihen pas kapeleve. Por pas tyre nuk do të mund të fshihen gjatë. Ditët e qeverisjes ‘incognito’ do të marrin fund së shpejti”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme