Tahiri ironizon me numrin e madh të këshilltarëve të Kurtit: Pra, VV, krejt e drejt në qeveri - NACIONALE

Tahiri ironizon me numrin e madh të këshilltarëve të Kurtit: Pra, VV, krejt e drejt në qeveri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për numrin e madh të këshilltarëve që ka angazhuar.

Ai ka bërë me dije se aktualisht kabineti i kryeministrit ka afro 50 persona në kabinet.

Duke rikujtuar deklaratën e Kurtit, që kritikon Haradinajn për këtë çështje, Tahiri ka thënë se Kurti nuk i mbanë fjalët.

Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka ironizuar duke thënë se partia në pushtet e gjitha është futur në qeveri.

"Kurti, prej 5ve në 50të! Albin Kurti që thoshte se, ai kryeministër që i ka më shumë se 5 këshilltarë është i paaftë, paska vendosur t'i ketë 34 këshilltarë. Prej tyre 15 të brendshëm, 10 të jashtëm dhe 9 për komunitete, plus 15 nënpunës, që në total i bie afër 50 persona në kabinetin e tij. I paska shtuar, jo veç këshilltarë për veti, por edhe në ministri. Natyrisht, krejt këta janë VV. Kështu është kur krejt partia bartet në Qeveri. Shiheni videon e datës 15 shtator 2019 ku flet për këtë temë dhe lexone Rregulloren nr.14/2023 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive që dje, me datën 22.08.2023 ka hyrë në fuqi. https://gzk.rks-gov.net/ActDet... Kështu Albini i hanë fjalët e veta. Pra, VV, krejt e drejt ne qeveri", ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme