Tahiri i prerë: Njolla më e zezë, nuk votojmë më asgjë më derisa Kusari-Lila është këtu
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë PDK nuk do të votojë asgjë në parlament për sa kohë Mimoza Kusari-Lila vazhdon të jetë në pozitën e shfes së grupit të parlamentar të VV-së.
“Pra personi i cili mund ta ketë vra direkt Afrim Bunjakun na e ka përcaktu vendimmarrjen në kuvend. Pra sot kjo shtëpi e jonë është kriminalizu aq shumë. Kur cenohet siguria kombëtare e vendit tonë s’ka çështje më të rëndësishme në këtë kuvend për të biseduar. Kusari-Lila e akuzonte se PDK e solli në Kuvend për të votu, kjo zonjë me Raodjçiqit na ka përcaktu agjendën Ne s’do të vazhdojmë as marrëvehsjhje ndërkombëtare as asgjë, as ç[shtje tjera përderisa e keni Mimozën në krye të grupit. Kurrë njollë më të zezë nuk ka me pas se sa përfshirja e një terroristi në vendimarrjen e Kosovës”, ka thënë Tahiri.
“Tash jemi njoftuar me fakte të reja për përfshirjen e kryeterroristit Milan Radojçiq. U njoftuam që Radojçiq në koordinim me Kusari-Lilën e kanë përcaktuar pagën minimale në RKS. Përmes këtij koordnimi kanë lënë jashtë kategorinë më të ndjeshme: veteranët, invlaidët dhe dëshmorët. Këta edhe kandidatë të përbashkët paskan pasur për GJK. I falënderoj disa deputetë të VV-së që kandidatën e Millanit e të Mimozës që tash është zv/ministër i drjetësisë, Vigan Qarollin, ta pamundësojmë shkuarjen e tij në Gjykatë Kushtetuese. E rrezikshme dhe gjë që cënojnë sigurinë kombëtar, ne si PDK kërkojmë që pikat të shtyhen për një seancë tjetër, por të diskutojmë për përsfjirjen e Radojçiqit në vendimarrjen e Kosovës. Kuvendi është kontanminu dhe kriminalizu aq shumë sa që nuk e meriton për besë as me vazhdu”, tha ai.