Tahiri i PDK-së: Për katër vite VV-ja shpenzoi 4 milionë euro në rrjete sociale - NACIONALE

Tahiri i PDK-së: Për katër vite VV-ja shpenzoi 4 milionë euro në rrjete sociale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje për katër vite i ka shpenzuar 4 milionë euro në rrjete sociale.

Tahiri ka thënë se kjo analizë ka ardhur nga një mik i tyre i jashtë, i cili e ka bërë një vlerësim të tillë.

Një mik i joni i jashtëm e ka bërë një vlerësim të rrjeteve sociale të Lëvizjes Vetëvendosje dhe nga viti 2017 e deri në vitin 2021. Dyshojmë që për katër vjet kanë shpenzuar 4 milionë euro në platformat rrjetet sociale.” – ka deklaruar Tahiri në T7.

Ai tutje ka thënë se të gjitha rrjetet sociale kanë qenë të dominuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Një faqe me kryeministrin shkonte 300 mijë për një ditë. Ne kemi të drejtë të dyshojme se ato mjete financiare kanë shkuar për fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje.” - ka thënë ai ndër të tjera.

Lajme të ngjashme