Tahiri i PDK-së me urim për Kurtin: Urime rritja e pagës - NACIONALE

Tahiri i PDK-së me urim për Kurtin: Urime rritja e pagës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri sot në mbledhjen e Kuvendit i ka uruar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit rritjen e pagës.

Ai ka thënë se kjo rritje e pagës së tij është bërë për shkak të përcaktimit të vlerës se koeficientit.

Më lejoni që në emer tuajin t’i urojmë kryeministrit rritjen e pagës. Është hera e paë që Kryeministri me ligj e ngrit pagën”, ka thënë Tahiri.

Tahiri tutje ka thënë së zbritja e pagës për disa kategori përfshirë këtu profesorët, prokurorët dhe hetuesit është e papranueshme.

Zbritja e pagës së profesorit, që përgatit gjeneratat e reja, zbritja e pagës së gjyqtarit i cili dënon kriminel deri me burgim të përjetshëm, zbritja e pagës së prokurorit dhe hetuesit të cilët hetojnë dhe ndjekin krimin është e papranueshme. Ne si grup parlamentar padyshim që në mes të dy leximeve do t’ trajtojmë të gjitha këto çështje dhe shpresojmë që ju si deputet mos të iu zbritën pagat”, ka thënë Tahiri.

Tahiri tutje ka folur edhe për raportin e SHBA-së me Kosovë.

Si kemi arritur që të ndërrohemi në pozita të tilla si SHBA-ja përgëzojnë për konstruktivitet shtetin e Serbisë dhe drejtuesit e saj, ku dihet se çfarë trashigimie kanë, ndërsa ne jemi ata që jemi konstruktiv. Kjo përgjegjësi dhe ky degradim i raporteve mes Kosovës dhe SHBA-së ka një adresë, dhe kjo adresë padyshim që është Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti dhe Presidentja e Kosovës, Albin Kurti”, ka thënë Tahiri.

Lajme të ngjashme