Kadrijaj e AAK-së: Qeveria nuk ka qasje serioze për sektorin e shëndetësisë - NACIONALE

Kadrijaj e AAK-së: Qeveria nuk ka qasje serioze për sektorin e shëndetësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrija ka folur për gjendjen në shëndetësinë kosovare.

Kadrijaj ka folur për çështjen se shumë klinika të QKUK-së drejtorët janë ushtrues detyre, pra janë emëruar pa konkurs të rregullt.

“Shumë klinika të QKUK-së janë me pozita udhëheqëse si UD. Sa i përket parregullsive që kanë ndodhur në sektorin e shëndetësisë, si Qeveri nuk keni qëndruar përballë tyre dhe me jap përgjegjësi, por e keni shfrytëzuar politikisht situatën,”- ka thënë Kadrijaj.

Ajo ka folur për mos-funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore, mungesën e ilaçeve bazike në QKUK e për mungesën e mantel bardhëve.

“Ne kemi ngecje në sigurime shëndetësore dhe me lista të pritjes. E mos të flasim për mungesën e barnave edhe nga lista esenciale. Jo që nuk do të ketë kërkesa për t’u punësuar , por do të ketë kërkesa për të ikur nga vendi.”

Lajme të ngjashme