Tahiri i AAK-së: Kundërkushtuese, Qeveria ka propozuar komision të ri për provim të jurisprudiencës kur veç ka komision aktual
Besnik Tahiri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se Qeveria e Kosovës pavarësisht se ka komision funksional dhe të ligjshëm për provim të jurisprudencës me afat deri në dhjetor, ata kanë propozuar formim të një komisioni të ri.
Kjo është kundërshtuese, tha Tahiri, dhe se do konsultohet me juristë për çështjen.
Postimi i plotë:
Sot qeveria ka propozuar komision të ri për provimin e jurisprudencës. Ky komision duhet të emërohet nga Kuvendi.
Me sa kam informacione, Komisioni aktual ka mandat deri në dhjetor.
Si mund të emërohet një komision i ri derisa komisioni aktual ka ende mandat dhe cili është motivi i kësaj?
Do të sigurohem që të konsultohem me juristë që të mos lejojmë qeverinë e VV-së të ndërmarë veprime kundërkushtetuese.