Tahiri, Dimal Bashës: Qysh del në foltore dhe nuk thua asnjë fjalë për Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqin?
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka ballafaquar deputetin e VV-së Dimal Basha lidhur me lidhjet e Martin Berishajt me GEN-in serb dhe ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi i cili akuzohet për keqpërdori të detyrën zyrtare.
“Qysh është e mundur Dimal Basha më dal në foltore dhe mos ta thotë asnjë fjalë për Martin Berishajn, i cili është drejtpërdrejtë i lidhur me GEN-in serb, i cili i ka tërhequr mbi 1 milion euro. Si është e mundur Dimal Basha të mos e thotë asnjë fjalë të vetme për akuzën që i bëhet drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili akuzohet për hajni e vjedhje. Si është e mundur të mos flitet asnjë fjalë për hajninë e vjedhjen që ka ndodhur në këtë Qeveri me treginë e energjisë?” – deklaroi Krasniqi gjatë seancës së Kuvendit.