Tahiri: Arrestimet janë si rezultat i punës së mediave, tani duhet shkarkimi i ministres Hajdari - NACIONALE

Tahiri: Arrestimet janë si rezultat i punës së mediave, tani duhet shkarkimi i ministres Hajdari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar arrestimet e stome në MINT dhe të biznesmenit Ridvan Muharremit, të cilët dyshohet për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se për të mundësia hetim të plotë sot ministrja Hajdari duhet të shkarkohet.

Arrestimet e sotme vijnë si rezultat i punës së mediave dhe policisë së Kosovës. Andaj, në funksion të mundësimit të një hetimi të plotë dhe ku Qeveria nuk shihet si pengesë, po sot do të duhej të kishim shkarkim të ministres, Hajdari. Fundja, i gjithë ky rast i abuzimit me mjete shtetërore dhe me ligjin, asocohet me emrin dhe nënshkrimin e saj, përderisa sekseri për këtë skandal korruptiv u lidh drejtpërdrejt me emrin e kryeministrit Kurtit”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme