Sytë nga Brukseli - NACIONALE

Sytë nga Brukseli

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sytë nga Brukseli. Kështu duhet të jetë sot vëmendja e qytetarëve të Kosovës, pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti pritet të ketë takime të rëndësishme më liderë të shteteve evropiane. Në këto takime do të diskutohet për planin e pesë emisarëve ndërkombëtar që të shtunën e 21 tetorit qëndruan në Kosovë. Megjithatë, deri më tani dihet se Kurti nuk do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do takohet të enjtën në Bruskel, me liderët evropian. Kurti do të takohet me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian në margjina të samitit të Këshillit Evropian.

Këto takime janë vazhdimësi e takimeve që filluan me vizitën e pesë emisarëve ndërkombëtar në Kosovë dhe Serbi, të cilët prezantuan një plan të ri për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjeve.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka bërë me dije që në samitin e Këshillit Evropian përfaqësuesi i Lartë do t’i njoftojë liderët për situatën në dialogun Kosovë-Serbi

Ai më pas, ka deklaruar se nuk mund të jap detaje të tjera sepse do të publikohen më vonë, por se Kurti e Vuçiq do të kenë takime me disa liderë të shteteve të BE-së.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë janë ftuar për të ardhur në disa takime individuale me disa liderë të BE-së, nuk do të hyjë në detaje të tjera do t’i publikojmë më vonë. Ideja është që këto takime të jenë në margjina të mbledhjes së KE-së në përkrahje të vazhdimit të dialogut, ky është mesazhi i 27 vendeve të BE-së me përkrahje të partnerëve të tjerë.” – u shpreh ai.

Gjithashtu, Stano ka konfrimuar se nuk do të ketë takim mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Ne presim të dyja palët që menëherë dhe pakushte të riktehen në obligimet e tyre nga dialogu, të punojnë për deeskalimin dhe pa kushte të rifillojnë dialogun. Nuk do të ketë nesër takim të nivielit të lartë, do të ketë takime individuale të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq me disa evropianë liderë.” – ka thënë Stano.

Çka thotë Qeveria e Kosovës?

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës përmes deklarimit për medie, ka pranuar propozimin e pesë emisarëve ndërkombëtar.

Sipas Qeverisë, plani i ri i pesë emisarëve ndërkombëtar përfshinte edhe një draft për zbatimin e Asociacionit.

Kryeministri Kurti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së 5 emisarëve për një takim me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian, në margjina të samitit të Këshillit Evropian. Takimi do jetë në kuptim të diskutimeve të nisura me 5 emisarët gjatë vizitës së tyre në Prishtinë me datën 21 tetor, në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7. Kryeministri Kurti ka shprehur dakordimin e tij që ky plan i ri të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate, ShBA, Gjermani, Francë dhe Itali, e cila do të duhej të siguronte një komponent të fuqishëm të sigurisë dhe gjithashtu të fuqizonte perspektivën e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.” – raportohet se thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Ndërkohë, në një intervistë për “Financial Times” të publikuar të mërkurën, Kurti ka deklaruar se nuk do të ketë dialog pa u sanksionuar Serbia për ngjarjet e 24 shtatorit.

Nëse nuk do të ketë dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që bënë, definitivisht nuk do të ketë dialog.” – ka thënë Kurti.

Mbetet të shihet se çka do të prodhojnë këto takime, por ajo që dihet është se këto ditë sytë janë nga Brukseli.

Lajme të ngjashme