‘Javë e rëndësishme’, ‘shpejt të implementohet marrëveshja’: Deklaratat e Kurtit dhe Osmanit pas vizitës së 5 emisarëve
Një urgjencë për respektimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër po vërehet tek liderët shtetërorë, të cilat javën pas vizitës së pesë emisarëve nga Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po e kosiderojnë si shumë të rëndësishme. Presidentja Osmani nga ShBA-ja e kryeministri Kurti nga Greqia – çka deklaruan?
Se kjo javë do të jetë e rëndësishme e tha edhe emisari Miroslav Lajçak pas takimit të tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq ku mes tjerash, paralajmëroi takime në Bruksel ku çështje diskutimi do të jenë pikërisht Kosova e Serbia.
Se një plan ka arritur tashmë në duart e kryeministrit Albin Kurti edhe kjo u konfirmua. Nuk dihet se çka përmban ky plan, por shefi i Qeverisë së Kosovës “falenderoi” emisarët për sjelljen e tij.
Kurti nga Greqia
Pavarësisht se lanë nënkuptime që pa ndëshkimin e Serbisë pas sulmit të 24 shtator, nuk do të kthehen në tavoliën e dialogut, liderët e vendit kanë dhënë disa deklarata që ndërlidhen pikërisht me këtë – dialogun.
Kryeministri Kurti derisa po qëndron në Greqi, gjatë diskutimit në një panel bëri thirrje që marrëveshjet e arritura në fillim të këtij viti në Bruksel e Ohër të implementohen shpejt.
“Unë ofrova që ta nënshkruaj marrëveshjen në Bruksel dhe në Ohër, Beogradi nuk do sepse përmbajtja është njohje de facto e Kosovës. Në historinë e marrëveshjeve ms Kosovës dhe Serbisë ne kemi mbi 40 marrëveshje, por nuk kemi implementim. Duhet shpejt të implementojmë atë për të cilën jemi marrë vesh, unë jam gati të nënshkruaj, kjo nuk ishte çështja me palën tjetër.” – u shpreh ai.
Osmani nga ShBA-ja
Presidentja Osmani në anën tjetër, e ka konsideruar këtë si një javë shumë të rëndësishme.
Ajo për mediumin “RTV 21”, citohet të ketë deklaruar të dy marrëveshjet duhet të zbatohen plotësisht dhe pa kushte.
“Natyrisht që është javë e rëndësishme por nuk do të thoja që është javë ku i vihet pika gjithçkaje. Kosova është e përkushtuar që të punojë me partnerët që të gjejmë zgjidhje përpara në mënyrë që marrëveshja e 27 shkurtit, marrëveshja e Brukselit dhe njëkohësisht aneksi i Ohrit i 18 marsit të zbatohen në plotëni, të zbatohen pa kushte dhe të mos ketë vetëm pjesë të caktuar të cilat kërkohen të zbatohen kurse Serbia të ikë nga obligimet e saj. Balancimi dhe vetëzbatimi i drejt dhe i balancuar i marrëveshjes është kyq.” - tha Osmani.
Për fund, sa i përket planit të ri të sjellur nga pesë emisarët, zyra e kryeministrit dhe pak detaje përmes një komunikate ku thuhej:
“Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij”.

