"Sytë jashtë i kishe qitë tu reagu": Komentuesit reagojnë ashpër pasi mësuan që kunati i Albulena Haxhiut punonte derisa kryente dënimin - NACIONALE

"Sytë jashtë i kishe qitë tu reagu": Komentuesit reagojnë ashpër pasi mësuan që kunati i Albulena Haxhiut punonte derisa kryente dënimin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas lajmit se kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut me emrin Hazir Krasniqi kishte marrë leje që edhe të punonte në biznesin e tij derisa po vuante dënimin për ndihmë në vrasje, ka pasur reagime të shumta publike.

Nacionale raportoi më herët se Hazir Krasniqi, i vëllai i burrit të Albulena Haxhiut, Albanit, prej korrikut të këtij viti nisi të punonte jashtë institucionit ku vuante dënimin.

Ministrja Haxhiu ka thënë për Nacionalen thjesht që “nuk ishte kompetencë e saj” por komentet kanë qenë të shumta në faqen e Nacionales në Facebook.

Disa prej tyre, që nuk shprehin gjuhë diskriminuese në asnjë bazë, i keni më poshtë:

“Ku po qëllon bash i familjes tuaj e ku po qëllon bash ai tamam ty, po bjen që s’ki kompetenca. A mos me konë i familjes tane sytë jashtë i kishe qitë tu reagu!” – ishte komenti i njërit qytetar

“Marre ju qoftë, po mendoni se populli po han bari. Në zgjedhjet e ardhshme do ju ndëshkojë.” – tha T. P.

“Shihe tash, s’o kompetencë e jotja. Saktë ama ke intervenu bre thjeshtë edhe pushtetarët e kalumë kanë vepru si ti pa kompetenca po me lidhje qeshtu, veç juve ju shkon fjala te militantët. Hala verbërisht ju besojnë.” – tha L. L.

“Për tjerët me i sha kishe kompetenca,” – ishte një koment tjetër.

“E me folë në emër të prokurorëve a ki kompetenca,” – tha ndërkohë A. H.

“E kjo flet për drejtësi. Turp, jep dorëehqje mos rri në karrige të ministres.”

Arsyetim bajat” – tha B. A.

“Ty a budallenj po të dukemi a?” – tha B. H.

“Ky është super-skandal. Kjo duhet me dhanë dorëheqje. Boll ma!” - shkroi S. M.

Këto komente mund t'i lexoni KËTU.

Lajme të ngjashme