Syla pas sulmit të gazetarëve në veri: Qeveria s’e ka ndalur krimin atje
Gazetari Valon Syla ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarëve të “Klan Kosova” derisa po raportonin nga veriu.
Syla përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk e ka ndalur krimin atje.
Ai ka shtuar se kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla po shohin se si u mbyll kufiri, derisa policët po mbesin të bllokuar tash e një javë.
“Targat mbetën të Serbisë, zgjedhjet lokale u shtyen dhe tash janë mbyllë edhe gjykatat edhe prokuroria se s’kanë staf lokal. Frika dhe kriza u rrënjosen këtë fundvit. Rezultate katastrofale. Me keq se që dikush ka mundur me pramendu.” – ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë i gazetarit Syla:
Edhe një ekip i kolegëve gazetarë u sulmua sot nga kriminelët që kontrollojnë veriun. Kjo qeveri nuk e ndali krimin atje. Kurti dhe Sveqla po shikojnë se si kufiri u mbyll me zor, policët tanë mbetën të bllokuar tash e një javë, rrugët u barikaduan, Eulexi dhe Kfori u kthyen si lojtarë të preferuar. Targat mbetën të Serbisë, zgjedhjet lokale u shtyen dhe tash janë mbyllë edhe gjykatat edhe prokuroria se s’kanë staf lokal. Frika dhe kriza u rrënjosen këtë fundvit. Rezultate katastrofale. Me keq se që dikush ka mundur me pramendu.