Syla: Më 21 dhjetor vjen lajmi i mirë për liberalizim, por detyrohemi t'i vëmë regjim vizash Turqisë - NACIONALE

Syla: Më 21 dhjetor vjen lajmi i mirë për liberalizim, por detyrohemi t'i vëmë regjim vizash Turqisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Valon Syla ka thënë se një lajm i mirë për liberalizimin e vizave mund të arrijë më 21 dhjetor të këtij viti.

Syla po pretendon se në bazë të burimeve që i ka në Bruksel, ka shumë gjasë që kjo të implementohet nga marsi në qershor.

“Informatat tona thonë nga burime në Bruskel thonë që ka gjasa shumë të mëdha, 9 me 1, pra 90 me 10% që ka gjasa që më 21 dhjetor mund të vijë një lajm i mirë nga Brukseli, që e jep mendimin pra të gjitha ministrive të jashtme, dhe kjo implementohet pra nga marsi në qershor, që ti del teknikisht, një kosovar me pasaportë mund të lëviz në Bashkimin Evropian”, tha ai, shkruan Express.

Syla tha se përmes sistemit ETIAS, MPB-së së Kosovës do t’i kërkohet më shumë qasje nga Ministritë e Punëve të Brendshme të shteteve anëtare të BE-së.

Syla shtoi se ky kusht nënkupton që Kosova t’i vë regjim vizash Turqisë.

“Kjo nënkupton me ia qitë vizën Turqisë, që njerëzit nuk po e kuptojnë. Kjo për ne nënkupton shtrenjtim i mallrave, pengesa në tregti me Turqinë. Kjo nënkupton rritje të çmimeve deri në stabilizimin e tregjeve”, ka shkruar Syla.

Lajme të ngjashme