Sveçla: Vendimi do të zbatohet deri në largimin e bllokadave - NACIONALE

Sveçla: Vendimi do të zbatohet deri në largimin e bllokadave

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka konfirmuar lajmin e Nacionales, se vendimi për reciprocitet në letërnjoftimet e përkohshme është duke u zbatuar.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Sveçla ka thënë se ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak.

"Tashmë ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura përshkak të barrikadave që janë vendosur nga strukturat ilegale serbe", shkruan ndër të tjerash në postimin e tij.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Lajme të ngjashme