Sveçla tregon hap pas hapi si ndodhi sulmi në Banjskë: Kishte sulme të vazhdueshme me automatikë dhe raketahedhëse - NACIONALE

Sveçla tregon hap pas hapi si ndodhi sulmi në Banjskë: Kishte sulme të vazhdueshme me automatikë dhe raketahedhëse

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka mbajtur konferencë për media së bashku me kryeministrin, Albin Kurti ku kanë dhënë detaje të reja për sulmin e 24 shtatorit nga grupi terrorist serbë në Banjskë.

Sveçla në konferencë ka treguar me dëshmi hap pas hapi se si kanë vepruar terroristet.

Sveçla ka treguar përmes fotografive dhe grafikëve, rrugën se si grupi terrorist është futur nga Serbia për në Banjskë.

Ai ka thënë se rruga nga kufiri deri tek fshati i Banjskës është 16 kilometra.

01:59 – fotografia e parë e terroristëve në bujtinë në Manastirin Banjska. 2:34 – njësitet policore raportojnë për bllokim të rrugës me dy kamionë në Banjska. 02:50-02:55 – në vendin e ngjarjes janë nisur dy njësi nga Stacioni Policor i Zveqanit, më pas në ora 03:10 nën të shtëna të forta në drejtim të policisë së Kosovës, ku policia e Kosovës arrin të tërheq efektivin e plagosur rëndë, i cili vdiq më pas Afrim Bunnjaku”.

“në ora 03:19 në vendngjarje është nisur një njësi e NJNSH-së, në ora 04:15 njësitet tjera të PK0së (NJSO dhe NJNSH janë nisur për në vendin e ngjarjes. Më pas në ora 04:22 deri në ora 04:26 njësitet e NJSO-së dhe NJNSH-së u sulmuan në mënyrë të vazhdueshme me automatikë dhe raketahedhës. Ndërsa, rreth orës 06:00 përmes dronit të PK-së janë kapur imazhe të grupit terrorist (të armatosur rëndë dhe me uniformë në ambientet e Manastirit dhe përrreth Manastirit.”

“Imazhet e civilëve (pelegrinëve),u kapën, ndërsa ata u detyruan të largoheshin nga Bujtina dhe te vendoseshin në ambientet e Manastirit. Ora 08:00-08:30 njësitet e tjera speciale të policisë, janë dërguar në vendngjarje dhe janë përshirë në operacion. Në ora 10:39-11:00 nga pamjet e siguruara, terroristët shihen duke u ripozicionuar dhe nga ora 08:30-14:30 ekipet e policisë, me kujdes maksimal për të mos rrezikuar civilët brenda Manastirit, përfshirë banorët e fshatit, arrijnë të pastrojnë zonën nga grupit terrorist.” – ka thënë Sveçla.

Lajme të ngjashme