Sveçla shprehet i bindur: Kryetarët e rinj s’do të kenë probleme - NACIONALE

Sveçla shprehet i bindur: Kryetarët e rinj s’do të kenë probleme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot janë mbajtur zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës.

Ku Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Leposaviq dhe në Mitrovicën Veriore, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Zveçan dhe në Zubin Potok.

Këto zgjedhje janë bojkotuar nga qytetarët serb në këto komuna.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, është shprehur i bindur se kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës, nuk do të kenë probleme në punën e tyre.

Ai në një prononcim për Radio Evropën e Lirë ka thënë se “ligji do të zbatohet në të gjithë vendin”.

Në veri vështirësitë janë më specifike, por probleme nuk do të ketë.” – ka deklaruar Sveçla.

Lajme të ngjashme