Ambasadori francez: Këto zgjedhje me kaq pak votues nuk kontribuojnë në zgjidhje politike
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka theksuar se këto zgjedhje të mbajtura këtë të dielë, në katër komunat veriore nuk kontribuojnë në një zgjidhje politike, kjo për faktin e pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në zgjedhje.
Ambasadori gjithashtu ka shkruar se i vjen keq që disa parti e bojkotuan procesin. Në fund Ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës, Eulexin e Kforin për profesionalizmin e treguar, duke theksuar se është koha të respektohet marrëveshja e Ohrit.
E plotë:
“Këto zgjedhje me kaq pak votues nuk kontribuojnë në zgjidhje politike. Na vjen keq për mungesën e pjesëmarrjes nga disa parti. Pika pozitive: profesionalizmi i Policisë së Kosovës, Kforit e Eulexit. Tani duhet të zbatojmë Marrëveshjen e Ohrit.”
The elections with so few voters don’t contribute to a political solution. We regret that some parties did not participate. On a positive note : the professionalism of KPolice 🇽🇰 +Kfor/Eulex. It is now time to implement the Ohrid agreement.
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) April 23, 2023