Sveçla: Serbia po mbështet dhe financon terrorizmin
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po merr pjesë në panairin e industrinë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, Eurosatory 2024, i cili po mbahet në Parisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar që Serbia po vazhdon ta financon terrorizmin.
Sipas tij, për Kosovën është domosdoshmëri investimi në fushën e sigurisë.
“Me ceremoni zyrtare ku ishte i pranishëm Ministri i Mbrojtjes së Francës Sébastien Lecornu, sot është hapur në Paris panairi më i madh i industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, Eurosatory 2024. Me zëvëndësministrin e Mbrojtjes Shemsi Syla, Ambasadorin Mehdi Halimi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe me ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, do të vizitojmë për disa ditë panairin për të parë zhvillimin në këto fusha, me synimet për të avansuar ushtrinë dhe policinë tonë. Në këto kohë të rënda me shumë sfida për demokracinë e sigurinë gjithandej globit, e një qeveri si ajo e Serbisë që mbështet dhe financon terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri”, ka shkruar Sveçla.