Sveçla reagon: Përndjekja e policëve kosovarë nga Serbia do të vazhdojë në liri - NACIONALE

Sveçla reagon: Përndjekja e policëve kosovarë nga Serbia do të vazhdojë në liri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas lirimit të tre policëve kosovarë që u rrëmbyen në veri.

Ai ka thënë se Serbia po vazhdon me lojërat e saj, pasi ndaj policëve është ngritur një aktakuzë.

Sveçla ka shkruar se përndjekja e policëve do të vazhdojë në liri.

Postimi:

Serbia vazhdon me lojërat e saj.

Policët tanë sot kthehen në Republikën e Kosovës, në familjet e tyre e në radhët e Policisë së Kosovës. Për t’u bashkuar kështu me kolegët e tyre në misionin e përbashkët për rend e ligj, siguri e sovranitet në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndonëse lirimi i tyre sot është lajm i mirë, përndjekja e tyre nga Serbia do të vazhdojë në liri. Konfirmimi i aktakuzës dhe lirimi në procedurë të rregullt është vazhdim i orvatjeve të Serbisë për të mbuluar agresionin policoro-ushtarak brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Policët tanë kanë qenë në detyrë zyrtare, brenda territorit të Republikës dhe duke kryer detyrën e tyre në mbrojtje të integritetit, sovranitetit të vendit dhe luftim të kontrabandës. Ata duhet të lirohen pa kushte dhe Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për cënimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme