Sveçla për policët serbë që dhanë dorëheqje: Ka pasë të tillë që kanë qajtë kur dorëzuan uniformat - NACIONALE

Sveçla për policët serbë që dhanë dorëheqje: Ka pasë të tillë që kanë qajtë kur dorëzuan uniformat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se nuk ka mundësi që policët e dorëhequr në veri të kthehen në pozitat që kanë pasur më herët. Megjithatë, ai deklaroi se ka pasur të tillë që kanë qajtë kur dorëzuar uniformat.

Këto deklarata ai i bëri në Radiotelevizionin e Kosovës, duke thënë se në administratë duhet të ketë qytetarë të të gjitha komuniteteve.

“Me ironi do të mund të thoja që asgjë nuk është e përhershme, edhe kjo është e përkohshme. Sa i takon kthimit të shtetasve tanë nëpër institucione po absolutisht, besoj që në administratën e këtyre komunave, në institucione duhet të ketë pjesëtarë të të gjitha komuniteteve.” – tha ai.

Por ministri i Punëve të Brendshme deklaroi se policët nuk ka mundësi të kthehen, “sidomos ata që i kanë mbushur 30 vjet e më shumë”.

“Nëse flasim për kthim të policëve, kjo nuk do të ndodhë. Kanë pasur mundësinë që të kthehen Brenda afateve ligjore, ato kanë kaluar. Ata tash janë ish-pjesëtarë të policisë. Nësë dikush prej tyre është nën 30 vjeç edhe pas verifikimti të të kaluarës së tyre, e kalojnë këtë, mund të jenë kadet për policinë e Kosovës. Mos të flasim për ata që i kanë mbushur 30 vjet e më shumë.” – u shpreh ai.

Në fund, Sveçla deklaroi se ka pasur pjesëtarë të policisë që kanë qajtë kur i dorëzuan uniformat, pasi nuk kanë dashur që ta lënë punën.

“Ka pasë të tillë që kanë qajtë kur i kanë dorëzu uniformat, ka pasë të tillë që nuk kanë dashtë me e lënë policinë e Kosovës. Por për shkak të shantazheve e presioneve e kanë bërë këtë.” – tha ai.

Lajme të ngjashme