Sveçla pasi “u parandalua sulmi terrorist” në veri: Kjo është veç një pjesë e armatimit, do ta zbulojmë tjetrën
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se armatimi që u zbulua sot në veri në një veturë me targa të Beogradit, dyshohet se është vetëm një pjesë që ka hyrë së fundi në Kosovë.
Ai nga RTK, citohet të ketë thënë se shumë shpejt do të zbulohet pjesa tjetër.
Madje, ministri i Punëve të Brendshme u shpreh i bindur se do të arrestohen edhe ata të përfshirë në këto raste.
“Kjo është vetëm një pjesë e armatimit që ka hyrë nga Serbia kohët e fundit. Unë duke parë punën e policisë nga afër, jam i bindur se Policia e Kosovës shumë shpejt jo vetëm që do të zbulojë pjesën tjetër por edhe do të arrestojë ata që janë të përfshirë në sjelljen e këtij armatimi dhe përdorimin e tyre.” – ka thënë ai.
