Sveçla, Pacolli dhe Zyba nuk paraqiten në gjykatë, gjyqtari: Do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim
Ministri në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe deputetët VV-së Salih Zyba e Fitore Pacolli-Dalipi, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të 2018-ës, nuk janë paraqitur sot në seancë.
Për këtë arsyeje seanca e sotme gjyqësore ka dështuar, raporton Betimi për Drejtësi.
Gjyqtari Sabit Sadikaj ka treguar se personat në fjalë nuk janë paraqitur sot ani pse janë ftuar. Sipas tij, të njëjtit nuk ka ndonjë kërkesë për shtyrje të seancës.
Për këtë arsyeje, ka thënë ai, për Sveclen Pacolli-Dalipit dhe Zybës, do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim.
Bashkë me zyrtarët e VV-së akuzohet edhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Drita Millaku.