Sveçla kritikon Prokurorinë: Çudi se si në aktakuzën për Banjskën nuk përfshihen zyrtarët e Serbisë
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xelal Sveçla, tha se provat konfirmojnë përfshirjen e Serbisë në mbështetjen e grupit terrorist që qëndron pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
“Në njërin nga këta dronë, gjinden edhe incizimet e fshira paraprakisht, por të kthyera nga ekspertët tanë të trajnimeve të këtij grupi në kazermën zyrtare të Ushtrisë së Serbisë në Paslonjske Livade”, tha ai në Top Channel.
Sveçla ka kritikuar punën e Prokurorisë Speciale e cila së fundi ngriti aktakuzë kundër 45 personave.
“Është për çudi se si në aktakuzë nuk përfshihen zyrtarët e Serbisë të cilët kanë qenë drejtpërdrejtë të implikuar në këtë rast, kur përmendet Paslonjske Livade, ku është komandanti i saj, ku është zëvendëskomandanti i saj, ku është komandanti i Ushtrisë së Serbisë? Me pajisje të Ushtrisë së Serbisë grupi i Radojciqit është trajnuar, janë incizimet, janë publike”, tha ai.