Sveçla: Kemi identifikuar disa kriminelë për sulmet në veri, janë vendosur gjashtë barrikada - NACIONALE

Sveçla: Kemi identifikuar disa kriminelë për sulmet në veri, janë vendosur gjashtë barrikada

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media, ka thënë se kanë arritur që t’i identifikojnë disa persona të cilët janë përfshirë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai ka reaguar edhe një herë ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se grupet kriminale në veri kontrollohen.

Kemi arritur të indentifikojmë disa kriminelë që kanë cenuar rendin e sigurisë dhe kushtetues të Kosovës, ka thënë ai duke mos dhënë detaje më shumë.

Sveçla gjithashtu ka thënë se në komunat veriore janë aktualisht gjashtë barrikada të cilat janë vendosur nga serbët lokal, ku kërkoi që ato të largohen menjëherë.

Këto komente Sveçla i bërë gjatë konferencës për media të dielën bashkë me kryeministrin, Albin Kurti, që u mbajtë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Lajme të ngjashme