Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Serbia po na kërcënon me luftë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ka thënë se Serbia po kërcënon sërish me luftë dhe rikthim të trupave ushtarake. Shefi i Ekzekutivit, theksoi se Serbia po kërkon ta vazhdojë luftën, që e humbi në vitin 1999.
Në një konferencë para gazetarëve, Kurti ka folur në lidhje me situatën e krijuar në veri të vendit, që po vazhdon të jetë e tensionuar, pavarësisht shtyrjes së zgjedhjeve për kryetarët e katër komunave veriore.
“Pas 23 viteve nga përfundimi i luftës në Kosovë, Serbia kërcënon sërish me luftë dhe rikthim të trupave të saj ushtarake, të cilët patën kryer gjenocid në Kosovë. Beogradi po flet dhe sillet si para 23 viteve, dhe udhëhiqet nga një kastë e njëjtë politikanësh, ish-ministri dh eish-zëdhënësi i partisë së Millosheviqit. Serbia nuk po e fsheh se kërkon rikthim në Kosovë, pra kërkon të vazhdojë luftën që e humbi dhe kapitullimin e pranoi asokohe në Kumanovë, më 9 qërshor 1999.” – tha ai.
Kryeministri Kurti, duket se pati edhe një mesazh për partitë që udhëhoqën më herët, duke thënë se është bërë kompromis me politikanët si Radojqiq e Veselinoviq.
“Integrimi i vërtetë i veriut nuk ndodhi as pas shpalljes së pavarësisë, as pas dialogut, ajo që shpërfaqej si integrim, ishte njëfarë kompromisi me bandat kriminale të dirigjuara nga Beogradi, që quheshin struktura ilegale. Me kriminelë si Radojqiqi e Veselinoviqi, bëhej marrëveshje edhe për të formuar Qeverinë e Kosovës, edhe për të blerë qetësi në veri të vendit, pasi kishin nëshkruar se FSK-ja nuk do të dërgohej atje, tolerohej kontrabanda, zgjedhjet e Serbisë, dinari serb, target ilegale, mospagesa e taksave as locale e as qëndrore, mospagesa e furnizimit me ujë, me energji elektrike, e të tjera.” – tha ai.
“Pakoja e Ahtisaarit, kompromisi i dhimshëm”
Duke folur për situatën në veri të vendit, kryeministri Kurti përmendi edhe pakon e Ahtisaarit duke e quajtur kompromis të dhimshëm.
“Në veri të vendit paqja mbeti e brtishtë përherë, pakoja e Ahtisaarit ishte kompromisi i dhimbshëm që në mes të kundërshtimeve e protestive të mëdha popullore, u pat vendosur si solucion përmes së cilit komuniteti serb në Kosovë fiton të drejta të garantuara, të papara më herët jo vetëm në rajonin tonë.” – tha ai.
Kurti shtoi se për Kosovën, sundimi i ligjit është i padiskutueshëm.
“E kemi thënë, e themi edhe tani se Qeveria është e interesuar për bashkëbisedim e bashkëpunim me komunitetin serb në Kosovë, që kanë të drejta të cilat do të duhej t’i shfrytëzojnë. Jemi qeveria me demokratike dhe më progresiste në rjaon, duam që serbët t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre, të ulen pranë nesh në kabinetin qeveritar, që të marrin bashkë vendime për qytetarët e Kosovës.” – shtoi shefi i Qeverisë.
Kurti përmend edhe shtyrjen e vendimit për targa
Para gazetarëve, kryeministri i Kosovës përmendi edhe shtyrjen e zbatimit të vendimeve, siç ishte ai për targa, nga i cili, u duk se deshi të sigurojë se nuk ka hequr dorë.
“Për shkak të brishtësisë së situatës dhe partneritetit tanë amerikanë e evropianë, kemi toleruar shtyrje disa herë të zbatimit të vendimeve tona, çdo shtyrje i skadon afati, ne nuk kemi hequr dorë nga vendimet, nuk mund të heqim dorë nga ligjshmëria e kushtetueshmëria, paligjshmëria nuk dotë tolerohet, durohet, në asnjë pjesë të vendit tonë.” – tha ai.
Në fund, ai ka dhënë edhe pak detaje rreth mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ku tha se janë ndarë detyra të veçanta për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë disktuuam dhe erdhëm në përfundimet e mira për më shumë vigjilencë dhe gatishmëri nëpër të gjitha institucionet, me detyra të veçanta në MPJ dhe MPB, në mënyrë që të mundësohet vendosja e paqes, ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë. Nuk jemi kundër askujt, sipas përkatësisë etnike, por vetëm sipas raportit, sjelljeve të tyre individuale apo grupore në raport me ligjin.” – tha ai.
Çka ndodhi dje?
Pavarësisht shtyrjes së zgjedhjeve për në prill të vitit 2023, situata në veri edhe mbrëmjen e së shtunës ishte e tensionuar.
Policia u sulmua me armë zjarri nga grupet kriminale në afërsi të Ujmanit. Në Zubin Potok u raportuan edhe gjuajtje me shok-bomba. Në disa zona të veriut ka barrikada, ndërsa u sulmua edhe një veturë e Policisë së EULEX-it.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë sulmuar me armë zjarri në Ujman, dhe janë detyruar që të përgjigjen me të shtëna.
Të shtëna janë raportuar edhe në zona tjera.
“Persona nga grupe të caktuara kriminale të cilat kanë kryer bllokimin e disa rrugëve në veri të vendit, nga lokacione të ndryshme, në tri raste kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore të cilat kanë qenë në detyrë zyrtare në afërsi të pendës së liqenit të Ujmanit, në rrugën që shpie në drejtim të Pikës Kufitare të Bërnjakut”, thuhej në komunikatën e Policisë.


