Sveçla: 578 policë serbë kanë dhënë dorëheqje - NACIONALE

Sveçla: 578 policë serbë kanë dhënë dorëheqje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot në një konferencë për media foli për situatën në veri të vendit.

Ai ka thënë se se deri më tani kanë dhënë dorëheqje 578 zyrtarë policorë.

Tutje, Sveçla ka thënë se aktualisht situata në veri është e qetë dhe tregon se janë duke e përcjellur me kujdes situatën në vend.

Deri më tani janë paraqitur 578 dorëheqje prej të cilave 461 nga policia e rendit publik, 107 nga polica kufitare dhe 10 nga hetimet. Dorëheqjet e policisë janë bërë pas kërcenimeve djhe shantazheve që u janë bërë me ç’rast rrezikohet edhe vetë insistence e vetë këtyre zyrtarëve policor në rast se nuk japin dorëheqje”, ka thënë Sveçla në konferencë.

Ai gjithashtu përmendi edhe djegiet e veturave që janë bërë ku theksoi se që kur ka nisur procesi i konvertimit të targave janë djegur gjithësej 56 automjete të qytetarëve serbë.

Nuk është hera e parë që Serbia përdorë struktra kriminale për terrorizimin e qytetarëve saherë që ata i janë përgjigjur pozitivisht ftesave dhe vendimeve legjitime të institucioneve të vendit”, ka thënë tutje Sveçla.

Në këtë konferencë foli edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lajme të ngjashme