Sveçla jep detaje për gjendjen në veri: Ish-polici i arrestuar dyshohet se sulmoi policët dhe punëtorët e KQZ-së - NACIONALE

Sveçla jep detaje për gjendjen në veri: Ish-polici i arrestuar dyshohet se sulmoi policët dhe punëtorët e KQZ-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se sot Policia e Kosovës ka ndaluar në Pikën Kufitare në Jarinje ish zyrtarin policor, si dhe ish pjesëtarin e MUP-it i cili ishte integruar më parë në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiç.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se sipas dëshmive, personi në fjalë ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç'rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor. Sipas Sveçlës, Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

Grupe ekstremiste me qëllim të parandalimit të vendosjes së drejtësisë janë organizuar në bllokim të disa rrugëve dhe ngritje të barrikadave në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok”, ka shkruar Sveçla.

Ai tutje ka ftuar të gjithë qytetarët për ruajtje të qetësisë e në veçanti qytetarët e etnisë serbe që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale në veri.

Asgjë nuk mund t'i ndalë institucionet e Republikës së Kosovës për ofrim të sigurisë për qytetarët pa dallim e për sjellje para drejtësisë të të gjithë shkelësve të ligjit”, përfundon statusi i tij.

Lajme të ngjashme