Sveçla i 'mëshon' Borrellit: Deklarime politike që i shërbejnë dikujt, jemi në koordinim të plotë me KFOR’in dhe EULEX’in
“Është absolutisht e pëqëndrueshme”, tha Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, pyetur rreth deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, se arrestimi i djeshëm i Nenad Orloviq u bë pa procedura gjyqësore. “Është deklarim politik”, tha Sveçka, “që i shërben interesat e këtij apo tij në momente të caktume” ndërsa deklaron se si institucione për çështje të sigurisë dhe aksioneve policore janë krejtësisht në “komunikim dhe koordinim” me EULEX-in dhe KFOR-in, ndonëse edhe për këto dy të fundit Borrell pretendon ndryshe.
Ndërkaq, Sveçla sërish i ‘mëshoi’ Borrellit se ishte vetë ky i fundit ai i cili ka thënë se përgjegjësit për përleshjet e dhunshme që lënduan rreth 30 pjesëtarë të KFOR’it më 29 maj të sillen para drejtësisë. “Ne në vazhdimësi jemi në koordinim me faktorët ndërkombëtar, në veçanti me KFOR dhe EULEX që janë reagues të dytë dhe të tretë. Përderisa ne kemi koordinim të plotë me ta, nuk do të futesha në deklarime politike të cilat absolutisht janë të paqëndrueshme të Borrellit në Bruksel. Me EULEX dhe KFOR këtu ne në vazhdimësi kemi jo vetëm komunikim por edhe koordnimim me ta”.
“Deklaratat janë politike (të Borrellit) të cilat i shërbejnë interesat e këtij apo atij në momente të caktume. Ishte vetë Borrell me ngulm kërkoi që përgjegjësit e sulmeve nda KFOR-it t ëarrestohen. Ne po arrestojmë ata që me dëshmi janë sulmuesit e juve mediave dhe pjesëtarve të KFOR-it. Por nuk do të ndalemi me kaq. Kushdo që sulmon, d otë jetë subjekt i përndjekjes. Asgjë më pak nuk mund të pritet në Republikën e Kosovës, i cili është vendi më demokratik në rjaon e mund të bëjmë gara me disa vende evropiane”.
Ndërkaq, sërish Borrellit, Sveçla iu drejtua me një kërkesë: “Unë ftoj Borrellin ta adresojë drejt agresionin e Serbisë ndaj Kosovës. Me deklarata të përgjegjshme të parandalojë çfarëdo eskalimi nga këto grupe kriminale dhe tashmë terroriste”. Kjo sepse, siç pretendon Sveçla “Po luftojmë agresionin e Serbisë në Kosovës” dhe organizimet e përpjekje “kriminale dhe terroriste”.
“Po furnizohen me armë drejtpëtrdrejtë nga Beogradi, me qëllim për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të RKS. Të luftojnë shtetndërtimin e Kosovës, dhe këtë e thonë publikisht. Dhe ne e themi publikisht se kjo nuk do të lejojë të ndodh. Ftoj të jenë konsistent në delarime. Kompromise me terroristë, me sulmues nuk mund të ketë ketë”, ka thënë Sveçla.