Sveçla e Drejtori i ri i Policisë nënshkrajnë për strukturë të re organizative të Policisë
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla përmes një njoftimi në Facebook-un e tij, ka informuar se së bashku me Drejtorin e ri të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, kanë nëshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.
“Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë.”- ka shkruar ndër të tjera Sveçla.
Postimi i plotë i ministrit:
“Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha sot kemi nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.
Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë.” – ka shkruar Sveçla