Sveça për situatën në Veri të Kosovës: Me ndihmën e partnerëve kemi sjellur një de-eskalim - NACIONALE

Sveça për situatën në Veri të Kosovës: Me ndihmën e partnerëve kemi sjellur një de-eskalim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla rreth situatës në Veri të Kosovës, është shprehur se gjithmonë kanë qenë të shqetësuar, por aspak të frikësuar.

Sveçla në një intervistë për mediun zvicran 20 minuten, ka thënë se ndkimi i drejtëpërdrejtë i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në situatën në veri të Kosovës erdhi në formën e mobilizimit, financimit dhe mbështetjes logjistike.

Përveç kësaj, ishin forcat e armatosura serbe, të cilat ishin vendosur në kufi si kërcënim. Sigurisht që ka pasur ndikim edhe nga Rusia si dhe nga organizatat kriminale në rajon, të cilat për vite me radhë e kanë keqpërdorur veriun e Kosovës si pikë transporti për mallra, drogë, madje edhe njerëz dhe kanë mundur të nxjerrin fitime të mëdha. Të gjithë këta faktorë janë kombinuar për të destabilizuar jo vetëm veriun e Kosovës, por të gjithë vendin”, tha ai.

Sveçla tutje ka thënë se me ndihmën e partnerëve kanë sjellur një de-eskalim në veri.

“Me ndihmën e partnerëve tanë, ne kemi arritur gjithashtu ta sjellim një de-eskalim, por bazuar në përvojën e kaluar kjo është padyshim vetëm e përkohshme. Analiza e situatës bazohet në fakte dhe arsye ekzistuese. Por skenarët e paarsyeshëm nuk mund të përjashtohen plotësisht. Aktualisht jemi dëshmitarë të një lufte në Europë, në të cilën një despot ka ndjekur synime të errëta për Ukrainën dhe rajonin, duke kapërcyer vijat e kuqe që deri vonë dukeshin të paimagjinueshme”, shprehet Sveçla.

Ministri i MPB-së, ka thënë se Serbia nuk është plaë e punëve të brendshme në Kosovë.

“Të jemi të qartë: Serbia nuk është palë e punëve të brendshme në Kosovë, por më së shumti agresore. Serbia është palë vetëm në diskutimin për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Vetëm autoritetet e Kosovës janë kompetente për çështjet që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm të Kosovës. Kjo bëhet në partneritet dhe në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme