Sulmohet infermieri i emergjencës: Reagon Spitali i Pejës - NACIONALE

Sulmohet infermieri i emergjencës: Reagon Spitali i Pejës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një infermier që punon në Emergjencën e Spitalit në Pejë, është sulmuar fizikisht.

Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm i këtij qyteti.

Spitali ka kërkuar mbështetje nga institucionet e sigurisë që rastet e tilla të mos përsëriten.

Njoftimi:

Reagim lidhur me rastin e sulmit fizik ndaj Infermierit në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë!

Sot ne vendin e tij të punës është sulmuar Infermieri në Emergjencën e Institucioneit tonë.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh indinjatën e të gjithë të punësuarve lidhur me këtë akt i cili ka krijuar neveri dhe shqetësim për të gjithë punonjësit shëndetësor.

Në kohën e fluksit të madh të pacientëve, kur NE me riorganizim e vetmohim po kryejmë shërbimet ndaj pacientëve, presim përkrahjen dhe mbështetjen e qytetarëve e asesi mosmirënjohe e sulmet fizike.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë kërkon mbështetjen e gjithë qytetarëve dhe sidomos organeve të sigurisë që rastet e tilla të mos na përseriten.

Lajme të ngjashme