"Cholletoviqi": Sulmohet edhe nënsekretari Chollet pas deklaratave për veriun - NACIONALE

"Cholletoviqi": Sulmohet edhe nënsekretari Chollet pas deklaratave për veriun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një deklaratë e Derek Chollet, këshilltarit të lartë në Departamentin e Shtetit, duket t’i ketë nervozuar mjaft shumë kosovarët, të cilët nuk i kanë kursyer ofendimet ndaj tij, derisa po bëjnë thirrje që të mbrohet veriu i vendit. Çka ndodhi?

Gjatë këtye ditëve mediat vendore kanë cituar deklarata të nënsekretarit Chollet, dhënë në një intervistë për mediumin “Financial Times”.

Mes tjerash, diplomati që qëndroi javën që po lëmë pas për vizitë në Kosovë e Serbi, tha se “duhet të ketë autonomi më të madhe për serbët në veri”.

“Ndërsa serbët përfundimisht do të duhet të pranojnë një nivel të sovranitetit, Kosova duhet t'u japë qytetarëve të saj etnikë serbë autonomi më të madhe, në veçanti një asociacion formal për komunat me shumicë serbe në veri të vendit.” – deklaroi ai.

Nuk përmbahen qytetarët

Kjo deklaratë e Chollet ka shkaktuar reagime të shumta. Dhjetëra ofendime ndaj tij janë bërë vetëm në komentet e një lajmi të postuar nga gazeta Nacionale në rrjetin social Facebook.

“Nese ka autonomi ne veri, duhet te kete autonomi ne Serbi, Maqedoni, dhe gjithkund tjeter ku ka shumice Shqiptare. Veriu eshte thembra e Akilit per ne dhe do ta mbrojme deri ne fund.” – thotë një qytetar.

Një tjetër, ia bëri edhe një pyetje zyrtarit të lartë amerikan: “Kjo përkthehet që po anojnë nga serbët..pse na keni ndihmue ne luftë pra?”.

Dikush madje, tha se “politika amerikane ka ndryshuar”, duke vazhduar më pas se “duhet ta mbrojmë sovranitetin në çdo formë”.

Në këto komente, qytetarët s’u kursyen as nga apostrofimet për diplomatin Chollet, duke iu referuar si “Cholletoviq”.

Megjithatë, dikush ka shpresë pasi “kemi kryeministrin tonë” .

“O nuk vendos qolleti e qellotoviqi po vendos populli ska autonomi ska zajednic veq dihet se qka ka. Pra nëse vendoset nga qelleti autonomi aha dmth, populli spo u vetka veq qelleti e qellotoviçi jo jo e kemi ne kryeministrin ton. Pamvarësisht presionit nderkombëtar popullin e ka mbrapa.” – thotë një qytetar.

Në postim, gjenden edhe komente të tjera ku pretendohet se ShBA-ja po i përdor shqiptarët si “monetë për kurusur për të rehatuar Serbinë”.

“E paska njet me ba Serbine e madhe.” – ka komentuar një qytetar tjetër.

Të gjitha komentet mund t'u gjeni në këtë LINK.

Chollet në Kosovë

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur në prapavijë të takimeve me presidenten Osmani e kryeministrin Albin Kurti. Deri tash, e dimë vetëm atë që është treguar publikisht nga të gjitha palët.

Zyra e kryeministrit, përmes një komunikate për media bëri të ditur se në takimin e së mërkurës u diskutua “plani evropian”, apo siç njihet më shumë, plani “franko-gjerman”.

Në këtë komunikatë, por as në njoftimin e presidentes Osmani, nuk përmendej diku fjala “Asociacion”.

Por, këshilltari Chollet u duk mjaft i hapur në një takim me gazetarë në Prishtinë. Ai madje, e tha qartë se Kosova duhet të përmbushë zotimin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ne besojmë se jemi në një moment kritik. Ne besojmë se Kosova me Serbinë duke të angazhohen urgjentisht në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili po punon drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke.” – citohet të ketë thënë Chollet.

Ndërkaq, se e ka diskutuar çështjen e Asociacionit me Kurtin dhe të tjerët që ishin në takim, ai e konfirmoi edhe në intervistën dhënë “Financial Times”, ku tha se “ata e kuptojnë rëndësinë e kësaj”.

Lajme të ngjashme