Sulmohen ekipet e mediave në veri: Veturave u shpërthehen gomat dhe vizatohen me shkrime nacionaliste - NACIONALE

Sulmohen ekipet e mediave në veri: Veturave u shpërthehen gomat dhe vizatohen me shkrime nacionaliste

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë sulmuar veturat e dy ekipeve mediale që po raportojnë nga Leposaviqi, Kallxo dhe RTV Dukagjini.

Veturave të këtyre dy ekipeve i janë vizatuar simbole nacionaliste serbe nga protestuesit.

Ndërkaq, ekipi i RTV Dukagjinit njofton se veturës së tyre i janë shpërthyer edhe gomat.

Gazetarët që po raportojnë nga veriu janë vazhdimisht në rrezik, ndërsa Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare që të mundësojnë raportim të sigurtë nga komunat ku ka tensione.

Lajme të ngjashme