Sulmi terrorist në veri, Prokuroria: Janë liruar katër persona të arrestuar nga Policia - NACIONALE

Sulmi terrorist në veri, Prokuroria: Janë liruar katër persona të arrestuar nga Policia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tri ditë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, katër persona të arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës tashmë janë liruar.

Siç njofton Prokuroria e Speciale, katër të arrestuarit janë liruar.

“Ju njoftojmë se katër (4) perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës.” – theksoi Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë Speciale.

Lajme të ngjashme