Sulmi me çekiç ndaj bashkëshortit të Nancy Pelosit, publikohen pamjet (+18)
Gjykata e Lartë e San Franciskos ka publikuar të premten një video të regjistruar gjatë sulmit të vitit të kaluar ndaj bashkëshortit të Nancy Pelosi, Paul Pelosi.
Në pamje, përfshihen edhe pamjet e kamerës së policisë ku përshkruhet momenti i sulmit dhe intervista e policisë me sulmuesin e dyshuar, në të cilën ai pranon se donte të mbante peng kryetaren e atëhershme të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosin.
Sulmi ndaj Paul Pelosit ndodhi më 28 tetor 2022, ndërsa në pamje duket kaosi i momentit kur sulmuesi i dyshuar David DePape hyn në shtëpi me çekiç në dorë.
Në këtë video që përfshin përmbajtje grafike dhe të dhunshme, Paul Pelosi dhe DePape më pas duken me një çekiç, ndërsa DePape është duke i mbajtur krahun Pelosit në momentin që në vendngjarje arrijnë policia.
Më tej ndërsa policia kërkon që të lëshojë çekiçin nga duart, DePape hidhet drejt Pelosit dhe e godet në kokë.
Publikimi i pamjeve është komentuar edhe nga Nancy Pelosi, e cila ka thënë për gazetarët se nuk kishte “absolutisht asnjë qëllim të shihte sulmin vdekjeprurës në jetën e burrit tim". Ajo më tej ka treguar se Paul Pelosi "po bën përparim, por do të marrë më shumë kohë".

