Sulmet ndaj gazetarëve: Kurti kërkon mbështetje ndërkombëtare për drejtësi
Gazetarët kosovarë që kryejnë detyrën e tyre në pjesën veriore të vendit po përballen me sulme fizike të përsëritura nga bandat kriminale serbe. Lidhur me këto sulme brutale, kryeministri i Kosovës, Ablin Kurti, ka uruar shërim për gazetarët dhe kameramanët e lënduar gjatë të ditës së sotme në Komunën e Leposaviqit.
Në postimin e tij në Facebook, Kryeministri Kurti shprehu keqardhje për sulmin dhe dëmtimet e pësuar nga gazetarët dhe kameramanët në këtë incident. Ai theksoi se grupet ekstremiste nuk e durojnë dot as policinë e as gazetarët, ndërsa institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në shërbimin e drejtësisë, ligjit dhe demokracisë.
Ai akuzoi grupet ekstremiste të kontrolluara nga Beogradi për këtë akt të dhunshëm dhe bëri thirrje për ndihmën e institucioneve dhe diplomatëve ndërkombëtarë për të siguruar drejtësinë për sulmuesit.
Kryeministri më tej theksoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët në këtë situatë delikate.