Suedia do t’i japë Ukrainës sistem artilerie “Archer” e armë kundër tankeve - NACIONALE

Suedia do t’i japë Ukrainës sistem artilerie “Archer” e armë kundër tankeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Suedisë ka njoftuar se do t’i dhurojë Ukrainës një pako të re të ndihmave ushtarake.

Në pakon e re përfshihet sistemi i artilerisë “Archer”, të cilin ukrainasit e kanë kërkuar për një kohë të gjatë.

Përpos këtij sistemi, në pako përfshihet edhe arma kundër tankeve, “Robot-57”, raporton gazeta “The Guardian”.

Për më tepër, Suedia do t’i dhurojë Ukrainës edhe 50 automjete luftarake. Ministrja e Energjisë dhe Industrisë, Ebba Busch, i përshkroi ato si “ndër automjetet luftarake më të mira në botë”.

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha: “Dëshira e Ukrainës për atë për të cilën ajo ka më së shumti nevojë, peshon rëndë.”

Megjithatë, autoritetet suedeze nuk e kanë treguar numrin e sistemeve “Archer” që do t’i dërgohen Ukrainës. Suedia ka 48 sisteme të tilla, të cilat përbëhen nga obusët e prodhuar nga kompania suedeze e armëve, “Bofors”.

Ndërkohë Kremlini tha të enjten se sulmet e mundshme ukrainase në Krime, gadishull i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, do të ishin “tepër të rrezikshme”.

“Kjo do të thotë ngritje e konfliktit në një nivel të ri që nuk do të jetë shenjë e mirë për sigurinë evropiane”- tha para gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Lajme të ngjashme