Stano: BE-ja shpreh keqardhje për përparim të kufizuar në zbatimin e Marrëveshjes
Në përvjetorin e arritjes së Marrëveshjes Kosovë-Serbi, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, përmes një deklarate për Radion Evropën e Lirë, ka shprehur “keqardhjen” për – siç tha ai – progresin e kufizuar në zbatimin e saj.
“BE-ja shpreh keqardhje për përparim të kufizuar në zbatimin e Marrëveshjes, i cili mund t'u atribuohet të dyja palëve”, tha Stano.
Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, parasheh zgjidhjen e një sërë kontestesh mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndonëse marrëveshja shihej si një ujdi e mirë mes palëve për të nisur rrugën drejt normalizimit, ajo që do të pasonte më pas rriti edhe më tej tensionet duke nisur nga rikthimi i vrullshëm i tensioneve në veri të Kosovës pasi futjes së kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave me shumicë, sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë e deri te ndalimi i dinarit serb.
Pavarësisht se Bashkimi Evropian theksonte vazhdimisht se Marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme dhe se obligimet që dalin prej saj si pala kosovare ashtu edhe ajo serbe kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për mungesë vullneti për zbatimin e pikave të marrëveshjes.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin prestigjioz amerikan Bloomberg, kishte deklaruar se nuk mund të fillojë me themelimin e Asociacionit nën argumentin se Serbia po e shpërfill marrëveshjen.
“Në këto rrethana, për mua bëhet jashtëzakonisht e vështirë të vazhdoj më tej në një proces ku pala tjetër nuk e përfill marrëveshjen dhe madje shkon aq larg saqë dërgon një letër në të cilën deklaron se nuk e respekton më atë,” shprehu ai.
"Për mua bëhet tejet e vështirë të vazhdoj më tej në një proces ku pala tjetër shpërfill marrëveshjen dhe madje shkon aq larg sa që dërgon një letër në të cilën deklaron se nuk e respekton më atë,” deklaronte Kurti.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të Kosovës ka bërë thirrje që qeveria kosovare të pranojë draft-statutin e Asociacionit të prezantuar nga BE-ja dhe t’i lejojë kështu rrugën kalimit të tij në Gjykatën Kushtetuese.