Spekulimi i Mehmetajt: Rugova nuk zbriti në Rinas më 1999, donin ta vrisnin - NACIONALE

Spekulimi i Mehmetajt: Rugova nuk zbriti në Rinas më 1999, donin ta vrisnin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gani Mehmetaj, publicist, ka shkruar një status, në të cilin ka ngritur një dilemë. Në fakt, më shumë duket si një lloj spekulimi, pasi Mehmetaj shkroi se Ibrahim Rugova, ish-president i Kosovës, nuk ateroi më 1999 në aerportin e Rinasit, por në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Mehmetajt, Kosova nuk ateroi në Rinas, ngase “ia kishin ngritur një kurth, donin ta vrisnin”.

“Pse nuk shkoi Rugova në Tiranë?

Mars, 1999

Rugova nuk zbriti në aeroportin e Rinasit gjatë kthimit nga Rambuje. Zyrtarët e Tiranës ia kishin ngritur një kurth, donin ta vrisnin. Zbriti në aeroportin e Shkupit dhe u kthye në Dardani” – ka shkruar ai.

Sjellim ndër mend që Xhavit Haliti, deputet aktual i PDK-së, e ka mohuar ditë më parë se ka pasur një plan të tillë.

Lajme të ngjashme