Sovraniteti i kufizuar: Pushteti nis me ngadalë të pranojë krejt ato çka raportoheshin për ndalesat nga KFOR-i në veri - NACIONALE

Sovraniteti i kufizuar: Pushteti nis me ngadalë të pranojë krejt ato çka raportoheshin për ndalesat nga KFOR-i në veri

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Iu kemi thënë KFOR-it, nëse s’na garantoni ju siguri – ne ju garantojmë juve siguri”.

Kështu thoshte t’u ketë thënë KFOR-it, një zv/ministër me emër Arbër Vokrri, i cili shëtitjet në Leposaviq i pati bërë detyrë të vetëpërshkruar teksa endej kafeneve për të dhënë lajmin se veriu është nën kontroll të institucioneve të vendit.

Por, doli se ai vetë – dhe se me të kishte nisur avalanshi i kufizimeve – e kishte të ndaluar të hynte në Komunë të Leposaviqi, nga trupat amerikane të KFOR-it.

Këtë e bëri të ditur vetë Lulzim Hetemi, kryetari i Komunës së Leposaviqit, dje në një intervistë te Jeta Xharra – ku tha se amerikanët ia dhanë letër një “listë të zezë” se kush s’lejohet të hyjë më në godinë.

Dhe krejt kjo kishte nisur me personin e mësipërm që e jepte ungjillin e sovranitetit: Arbër Vokrri.

Ky i fundit u pati shndërruar në lajmëtarin e madh prej kafeneve në Leposaviq.

Në televizione thuajse ditë-për-ditë njoftonte se çka po ndodh – tregonte madje se si e kishte “refuzuar” KFOR-in mu në ato kohë.

I kemi pas KFOR-in hungarez, ata më shumë na kanë krijuar probleme se sa që na ka ndihmu – edhe në momentet kur ka pas acarim të situatës së sigurisë...”, tregonte ai në Teve1.

Futeshin oficerët e KFOR-it, ritual ditor, me na kërku me braktis institucionit – natyrisht e kemi refuzu. Por, kur ashprësohej situata, vinin disa prej tyne t’u ju dridh duart e zanit, e nuk ka nevojë për shkak të juve që për shka ktë juve të ndodh një ballafqim me gjakderdhje – dhe çka ka ka qenë përgjigja jonë: nëse ju nuk jeni në gjendje me ofru siguri, ne ju garantojmë juve siguri”, tregonte ai.

Nëse KFOR-i ka mandat, që ia ka besu populli i Kosovës (shën red: KFOR-i operon me mandat të Rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit, e jo me besim qytetar), për ruajtje të kufijve të Kosovës...”, thoshte Vokrri.

Ishte quajtur “fake news” e propagandë, kur Burim Ramadani, eskpert e sigurisë kishte njoftuar se ministrit nga radhët e komuniteteve, Elbert Krasniqit, i ishte ndaluar nga KFOR-i që të hynte në komunë të Zveçanit.

Por, çka pohonte Ramadani ishte mohuar kategorikisht: deri dje kur u konfirmua nga Lulzim Hetemi.

Qe qysh e shpjegoi ky i fundit:

KFOR-i amerikan ia ka ndalu (Radoices) me hy, atij, edhe Arbër Vokrrit dhe Elbert Krasniqi. Ka vazhdu e njëjta avaz. Kështu që dikur ma ndaluan komplet qeverinë. Kur erdhën amerikanët, ma qitën letrën me fotografi. Iu thash, ‘a jeni bre në vete, a jeni normal ju? Qysh funksionon kryetari pa një qeveri, që ju e keni shti në listë të zezë’”, tha ai.

Gazetarja: “Kënd ta ka kanë shti në listë të zezë?”

Hetemi: Të gjithë, mas pari Arbër Vokrrin, Elbertin ka fillu e me rëndë – përveç, Kryeministri edhe Presidentja; i kam me fotografi, nuk kanë qenë në listë të zezë..nga KFOR-i amerikan. Kanë mendu që po sjellin problemi, nuk kanë mendu që do të vjen koha. Unë ju kam thënë amerikanëve që nuk dal prej këtuhi. Pa u stabilizu gjendja dhe qytetari serb me ardh këtu.

Muaj më parë edhe vetë Xhelal Sveçla tha në "kallxo.com" se "nuk jemi plotësisht sovran" teksa shpjegonte se si ish-komandanti italian i KFOR-it i kishte ndaluar Ministrisë së Brendshme që të përdorë një helikopter për bartje të policëve nga veriu.

Lajme të ngjashme