Sot mbahet Samiti i Bërdo-Brioni, Kosovën e përfaqëson Vjosa Osmani
Qyteti bregdetar i Durrësit sot pritet të mirëpresë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Iniciativës Bërdo-Brioni, i cili do të fokusohet në perspektivën evropiane të rajonit dhe zbatimin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.
RTKlive merr vesh se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të marrë pjesë në këtë samit të krerëve të shteteve të rajonit.Samiti mbahet nën moton “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së” dhe organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Natasha Pirc Musar dhe Zoran Milanoviq, ndërsa drejtohet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Samiti dyditor i Brdo-Brijunit mbahet këtë vit në Shqipëri, në Golem. Në fokus pritet të jenë çështjet që prekin rajonin, si dhe proceset integruese të Ballkanit Perëndimor.