Sot Klinaku del para Gjykatës për kanosje ndaj Albin Kurtit, a do të shkojë kryeministri në Gjykatë? - NACIONALE

Sot Klinaku del para Gjykatës për kanosje ndaj Albin Kurtit, a do të shkojë kryeministri në Gjykatë?

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Faton Klinaku do të dalë sot përpara trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës, nën cilësinë e të akuzuarit për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Seanca e shqyrtimit fillestar do të mbahet në orën 09:00.

Njoftimin e kishte bërë të ditur vetë Faton Klinaku.

“Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri Faton Klinaku me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar tani të dëmtuarin Albin Kurti, në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social ‘Facebook’, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese”, ka njoftuar Prokuroria.

Lajme të ngjashme