Sot kërkon votën e PDK-së e LDK-së për president, Hoti para disa dite “kërcënonte” këto parti me zgjedhje të reja - NACIONALE

Sot kërkon votën e PDK-së e LDK-së për president, Hoti para disa dite “kërcënonte” këto parti me zgjedhje të reja

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministër i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës së UÇK-së, Andin Hoti, i cili pritet është propozuar kandidat për president nga VV-ja, ka nisur gjahun për vota te deputetët e partive opozitar.

Hoti, i cili sot po e kërkon votën e PDK-së dhe LDK-së, para disa dite i kishte “kërcënuar” me zgjedhje këto dy parti.

Në një intervistë për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, të premten, ai kishte thënë se PDK-ja dhe LDK-ja duhet t`i thërrasin mendjes

Sipas tij, zgjedhjet e reja do të prodhonin një rezultat më të favorshëm për VV-në.

Besoj se duhet të ketë një thirrje mendjes të spektrit politik që të tejkalojnë këtë problem të panevojshëm. Janë dy subjekte politike të mëdha që kanë ndikim në këtë pikë që duhet t’i thirrin mendjes. Nuk besoj që ua fal populli nëse shkojmë në zgjedhje edhe një herë”, kishte thënë Hoti

Sipas tij, zgjedhjet e reja do të prodhonin një rezultat tejet të favorshëm për VV-në.

Unë nuk besoj që guxon me mendua që duhet këtë popull edhe një herë me lodh dhe me dërgua për herë të pesë në zgjedhje, brenda një viti. Nuk guxojmë të mendojmë që të shkojmë në zgjedhje, sepse zgjedhjet prodhojnë një rezultat edhe më të mirë për Vetëvendosjen, por ndoshta jo të mjaftueshëm për me zgjedh presidentin vet”, ishte shprehur ai.

Lajme të ngjashme