Sot fillon Konferenca e Mynihut për Siguri, takohen udhëheqësit botërorë - NACIONALE

Sot fillon Konferenca e Mynihut për Siguri, takohen udhëheqësit botërorë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Figura të larta politike e ushtarake nga pjesë të ndryshme të botës do të takohen të premten në Gjermani, në Konferencën e Mynihut për Siguri. Edhe zyrtarët ukrainas pritet që t’i drejtohen pjesëmarrësve të konferencës.

Në mesin e pjesëmarrësve në këtë konferencë të rëndësishme do të jenë kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanule Macron, dhe nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris.

E fuqizuar nga dhjetëra mijëra rezervistë, Rusia i ka shpeshtuar sulmet në pjesët jugore e lindore të Ukrainës dhe, kur po afrohet përvjetori i parë i luftës, duket se një ofensivë e re ruse po merr formë, raporton gazeta “The Guardian”.

Rusia hodhi dhjetëra raketa në mbarë Ukrainën të enjten dhe e goditi rafinerinë më të madhe të naftës në vend. Nga të paktën 36 raketa të hedhura nga Rusia, rreth 16 prej tyre u rrëzuan nga ushtria ukrainase, sipas forcave ajrore të Ukrainës. Kjo qe shkallë më e ulët e suksesit se zakonisht.

Ukraina tha se në mesin e raketave kishte të tilla që nuk mund të rrëzoheshin nga sistemet e mbrojtjes kundërajrore. Ky fakt pritet që t’i shtojë kërkesat për më shumë përkrahje ushtarake perëndimore.

Lajme të ngjashme