Sot 3 javë zgjedhjet: Kurti do 60% si licensë për të pasur president të vetin dhe "goditje të re për opozitën"
- Mbi 500 mijë vota dhe mbi 60%.
Ky tha të jetë synimi i tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, Albin Kurti i Vetëvendosjes.
Teksa ishte duke bërë fushatë zgjedhore, Kurti tha se i do 60% që të mos jetë “i bllokuar” dhe kësisoji të jetë vetë ai zgjedhësi i presidentit të vendit.
Ndonëse presidenti i vendit kushtetuetshmërisht përcaktohet të jetë “përfaqësues i unitetit të popullit” dhe kërkon 80 vota në kuti, Kurti tashmë e ka hequr nga konsiderata konsensusin ndërpartiak.
Në rsatin e kundërt, ai edhe sheh shkuarje të sërishme në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të kakuar ishim afër 400 mijë, në dhjetor afër 500 mijë, e besoj që me 7 qershor e tejkalojmë 500 mijëshin. Meqenëse 51.1% po na thojnë që nuk mjafton, besoj që 60% ju mjafton,” tha Kurti.
“Nuk do të duhej që të jetë e nevojshme (60 përqindëshi), për konstituim të institucioneve, për funksionim demokratik që t’i kemi mbi 60%, por kur kemi parasysh bllokimin opozitar, dhe kjo po bëhet e domosdoshme, atëherë le të bëhet sepse nuk mundemi të humbin kohë të shtetit, as buxhet të vendit, është e domosdoshme që të ecim përpara me projekte të mira, kemi shumë të tilla,” tha më tej ai.
Po ashtu, Kurti elektoralisht kërkoi “goditje të re ndaj opozitës.”
Sekretarja e Përgjithsme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, për deklarimin e “goditjes së re” duke e quajtur “të turpshme.”
“Harroje opozitën për një moment. A e din për çka kanë nevojë qytetarët? Pensioneri ka nevojë për pension dinjitoz, që të mos detyrohet të zgjedhë mes barnave dhe ushqimit. Mësuesja ka nevojë për pagë që ia mundëson ta kalojë muajin me dinjitet. Mjeku ka nevojë për barna dhe kushte për t’i trajtuar pacientët.
Polici ka nevojë për sigurim shëndetësor, uniformë e jetë dinjitoze. Shërbyesit civilë kanë nevojë për kushte pune, jo për terror qeveritar. FSK ka nevojë për integrim në NATO. Bizneset kanë nevojë për qeveri që ua mundëson zhvillimin, jo që i lufton. Mediat kanë nevojë për liri. Këto janë hallet e qytetarëve. Jo propaganda, jo armiqtë imagjinarë, jo “goditjet” politike. Keq, Albin. Keq,” shkroi ajo.
Vjosa Osmani, bartëse e listë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ditëve të fundit që po zhvillon fushatë intenzive nëpër komuna të Kosovës, në një reagim pushtetit të Vetëvendosjes iu referua për nxitës të urrejtjes.
“Bashkohuni rreth politikës që afron njerëzit, që ndërton dhe që lë trashëgimi për brezat që vijnë. Bashkohuni kundër politikës që përçan, që nxit urrejtje e dhunë. Sepse asnjë flamur nuk valon më fort sesa një popull i bashkuar!,” shkroi ajo.