Sokol Havolli vazhdon komunikimin me qytetarët, kësaj radhe edhe në TikTok - NACIONALE

Sokol Havolli vazhdon komunikimin me qytetarët, kësaj radhe edhe në TikTok

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sokol Havollli, kandidati me numër 40 për deputet nga radhët e LDK-së, ju përgjigjet qytetarëve drejtpërdrejtë në rrjetin social në Tik Tok.

Havolli foli për ndryshimet që do t’i sjellin në kryeqytet dhe për Kosovën duke u shprehur i vendosur për fitoren e garantuar të ndryshimit, të LDK-së.

Në komentin e njërit nga qytetarët, “Keni ra ju punëtorët e kryeqytetit më keni kthy me votu prapë” Havolli u përgjigj “Jemi duke u mundu çdo ditë me bo nga një punë të mirë për kryeqytetin!”.

Në komentin e radhës nga një qytetar nga Londra, “Suksese ishalla fiton” Havolli u përgjigj “Jemi duke fitu sidomos ju diaspora kur jeni me neve!”.

Ndërkaq një tjetër komentues shprehi haptas se do të votojë kandidatin Havolli: “13 vota nga familja ime i ke” dhe Havolli u përgjigj, “Çdo votë për LDK-në është edhe votë për mua, çdo votë për Lumirin është edhe votë për mua!”, u përgjigj ndër të tjerash për një tjetër komentues.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme